Vuçiq: Kosova ka një mbështetje të fshehtë për taksën, në Amerikë dhe në Evropë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se ekziston një mbështetje e fshehtë për taksën e vendosur nga Qeveria e Kosovës për produktet serbe nga një vend evropian, por edhe nga qarqe të caktuara në Shtetet e Bashkuara nga administrata e vjetër.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Vuçiq ka thënë se ky nuk është rasti me administratën aktuale të Shteteve të Bashkuara, e cila është absolutisht kundër taksës.
“Edhe letra e nënshkruar nga (Matthew) Palmer dhe çfarë është thënë nga (Donald) Trump dhe (John) Bolton në mënyrë të qartë kuptohet se ata janë kundër taksës”, ka thënë Vuçiq./ZgjohuShqiptar.info