William Walker: Kam një lidhje emocionale me Kosovën, sa herë vij më kujtohet Reçakut

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka rrëfyer për ndjesitë e tij sa herë që ai vjen në Kosovë e që nuk është se ndodh rrallë herë.

“Siç mund ta paramendoni, ngjarjet rreth janarit të vitit 1999 ishin ndër çastet më emocionale të jetës time”.

“Për 20 vjetët e ardhshme sa herë që vij këtu më kujtohet ajo kohë. Njerëzit ende duan të flasin me mua për atë duke menduar se jam interes ende për Kosovën”.

“Kam një lidhje emocionale me Kosovën, nuk ka asnjë dyshim”.

Walker që konsiderohet si miku i madh i kosovarëve ka thënë në një intervistë ekskluzive në Info Magazine se ai përpiqet të jetë në Kosovë sa më shpesh, veçanërisht në përkujtimin e masakrës së Reçakut.

“Vij në Kosovë sa më shpesh që mundem. Kjo është hera e dytë që kam ardhur në Kosovë në vitin e fundit. Përpiqem gjithmonë që të vij për kujtimin e masakrës së Reçakut por këtë vit nuk kam arritur që të vij dhe kjo më ka trishtuar shumë”.

“Ardhja për ta kremtuar Pavarësinë edhe kjo është një gjë shumë emocionale për mua”./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT