Zhdukja e 280 kg ar nga tunelet e Krrabës/ Artan Hoxha rikujton vjedhjen e thesarit të shtetit: Ja në ç’gjendje skandaloze ruhej
Zhdukja e 280 kg ar, vjedhja e thesarit të shtetit, ka qenë padyshim një nga ngjarjet më të bujshme në Shqipërinë Post Komuniste.
Autorët e vjedhjes së thesarit, i cili fshihej në tunelet e Krrabës, nuk janë gjetur ende dhe sot e kësaj dite kjo çështje mbetet një enigmë e pazgjidhur.
Deri në vitet ’90 ky thesar ruhej në tunelet sekrete në zonën e Skraparit, por në vitin 1992, u zhvendos në tunelin e Krrabës, pranë Tiranës.
Gazetari Artan Hoxha tha në Top Story se këtë zhvendosje e kërkoi ish-kryeministri Sali Berisha pasi Skrapari njihej si zonë ekstremisht e majtë.Hoxha u shpreh:Menjëherë pasi ka ardhur në pushtet Partia Demokratike, ish – presidenti Berisha në atë kohë, ka urdhëruar që në mënyrë të menjëhershme një nga veprimet e para që duhej të bënte ishte zhvendosja e thesarit të shtetit nga Tunelet e Skraparit. Skrapari njihej si një zonë ekstremisht e majtë. Thesari do sillej në Tiranë dhe të mbahej nën kontroll.”
Hoxha shprehet se fakti i çuditshëm ishin masat e dobëta të sigurisë që ishin marrë për të ruajtur thesarin e shtetit.Thesari ishte koduar me emrin “çeliku”, ndërsa tuneli me emrin “Lumi”.Ai shtoi:Çudi të bën fakti që si është e mundur që ishin marrë aq pak masa për të ruajtur thesarin. Ne sigurisht nuk e dinim në atë kohë, por kur shpërtheu skandali, diku në vitin 2000 dhe filluam të kërkonim informacion, më dukej e pabesueshme që një pasuri aq e çmuar për popullin shqiptar dhe për shtetin shqiptar të ruhej në masa aq skandaloze sigurie. Arka të vendosura në një dhomë, të hedhura andej dhe ajo dhoma brenda tunelit, e ndarë nga dhomat e tjera me kompensatë.”/ZgjohuShqiptar.info