Basha-eurodeputetëve: Rama ka prishur kishat dhe shtëpitë e minoritetit grek
Një tjetër skandal del në dritë nga takimi i Lulzim Bashës me eurodeputetët, citon gazeta Tema
Në përpjekje për të fituar mbështetjen e Dules në takim, Basha u ka parashtruar atyre si një nga argumentat kundër Edi Ramës, “faktin” që ai ka prishur “qindra shtëpi dhe kisha të pakicës greke në Shqipëri”.
Deklarata ka shokuar grupin e eurodeputetëve dhe hollandezi Bas Belder ka kërkuar sqarime në takim me deputetë të shumicës.Eurodeputeti është sqaruar se bëhet fjalë për një ish- garazh të mbetur mbi rrënojat e Kishës.Ai është shembur dhe është ndërtuar kisha e bukur e Shën Thanasit, njohur dhe pagëzuar dhe nga Hirësia e tij Anastas.Europarlamentari holandez, pas këtij sqarimi, ka mbetur i shokuar nga guximi për të gënjyer kaq hapur, për një gjë krejt të verifikueshme.Ky detaj shpjegon dhe faktin, përse nuk e ka marr Shëptim Idrizin në takim, pasi ai me siguri do reagonte dhe nuk do atë lejonte këtë gënjeshtër!(TemA)/ZgjohuShqiptar.info