FOTO/ Paramithjoti, themeluesi çam i Interit 111 vjet më parë

Giovanni “Gjon” Paramithiotti ishte një italian me origjinë shqiptare, me saktë çame, dhe ishte një nga anëtarët themelues të klubit italian Internazionale.[1] Ai shërbeu si presidenti i parë i klubit, post të cilin e mbajti rreth shtatë muaj, shkruan Javanews.[2]

Mbahet mend edhe nga historitë e atyre viteve si një person që i sillte “ters” ekipit, gjë që e detyroi të mos vinte më në stadium për të njekur ndeshjet e ekipit.[2] Gjithsesi rikthehet në stadium me një mjekërr dhe mustaqe fallco, duke bërë që të mos njihet, me Interin që fitoi ndeshjen, duke i dhënë fund reputacionit që kishte krijuar.[2]

Ai u zëvëndësua në postin e presidentit nga Ettore Strauss pas dëshirës së mazhorancës zvicerane që udhëhiqte klubin./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT