Gazeta gjermane: Trazimet e kryeministrit piktor të Shqipërisë

Pasionet e kryeministrit të vendit, Edi Rama për pikturën tashmë janë të ditura.
Por një artikulli i gazetës gjermane “Tagesspiegel” thotë se kryeministri i Shqipërisë vetëm nga jashtë duket i relaksuar.
Pjesë nga shkrimi në median gjermane:

“Edi Rama ka probleme të tjera veç artit, Shqipëria, kryeministër i së cilës ai është që prej vitit 2013, po proteston dyfish, me studentët e pakënaqur dhe me një opozitë të irrituar. Nga jashtë, është e vështirë të vlerësosh kriticizmin.Është surprizuese, që në gjithë këtë destabilitet politik, Rama hap ekspozitën e tij, i përqëndruar plotësisht në ekzistencën e tij të dytë si artist; fillimisht në Rostock dhe pastaj në galerinë berlineze ‘’Carlier Gebauer’’.Nga jashtë, 54-vjeçari duket i relaksuar. Por, ajo çka ndodh brenda tij mund të lexohet në muret e galerisë: Rama është mirëfilli obsesiv. Në takime, në negociata, në telefon, vizaton papushim mbi letra të shkruara, fletë kalendari apo fletë blloku.Nga gjestet e tij në dukje të pavetëdijshme dalin rrathë dhe linja plot ngjyra. Disa duken si inde të brishta, ndërsa disa të tjera shumohen mbi letër si një kopsht fantastik psiko-edelik. Elementet e bimëve apo kafshëve – si këmba e një gjeli apo trupi i një elefanti – bashkohen të gjitha derisa e gjithë fleta ku po vizaton mbushet me ngjyra. Në vizatime të tjera ka shtëpi dhe kulla në blu që faniten në peizazhe të vogla.Vizatimet gjatë telefonatave quhen thjesht subjekte, ku shqisat veprojnë në të gjitha drejtimet. Mendja është fiksuar në diçka, ndërsa duart nuk mund të rrinë kot dhe janë në kërkim të diçkaje dhe rezultati janë disa veprime të pavullnetshme.Kështu nuk do të kishte vlerë nëse do ta pyesnim nëse pikturat e tij janë edhe pasqyrim i gjendjeve shpirtërore; nëse ato e gjejnë veten në çfarë ai ka bërë si politikan gjatë viteve të fundit. Artisti pastaj lë mënjanë lapustilin, mbështetet në karrige dhe flet ngadalë: Lidhja mes politikës dhe pikturës, nuk është aq e lehtë”./dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT