Gruaja shqiptare përkushtohet deri në vetëmohim për familjen

Entela Resuli

Edlira Gjoni është nga ato gra që flet sa herë që shikon apo dëgjon diçka që e konsideron të padrejtë.

Me profesion gazetare dhe eksperte e shkencave të komunikimit këtë herë ka menduar të sjell zërin e gruas më afër se kurrë.

Sot, në datën 8 Mars në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar do të na prezantojë me 51 vajza që sipas saj përfaqësojnë 51 për qind të popullsisë dhe portretizojnë anën tonë më të mirë.
“Vajzat për Shqipërinë” është një botim për të cilin Edlira ka punuar gjatë. Nuk ka qenë një punë e thjeshtë për të pasi do të donte të ishte objektive, gjithëpërfshirëse dhe e kujdesshme. Iu deshën 64 javë për të përzgjedhur 51 emra vajzash të cilat shquhen për vlera dhe integritet.Historitë e tyre jo domosdoshmërisht kanë element sensacioni pasi jeta e tyre nuk ka pse të shihet si sensacionale që të meritojë vëmendje.“Historitë e këtyre grave janë në libër sepse unë përmes tyre zbërthej karakterin, vlerat e gruas shqiptare”- tregon Gjoni për Dita.“Gruaja shqiptare ka një shkallë më të lartë përkushtimi, gati vetëmohim, në shërbim të familjes. E shohim të vendosë para vetes fillimisht prindërit e vëllezërit, pastaj bashkëshortin dhe njerëzit e tij, e në fund, vë përpara vetes fëmijët e saj.Është edhe pjesë e kulturës sonë, që ka anët e saj pozitive dhe ato shtypëse apo mohuese. Por, qëkurse kam filluar të shoh vetëm karakteristikat pozitive të vajzave shqiptare, ashtu duken vërtet, sikur janë ndër më të përgjegjshmet e më të përkushtuarat që mund të ndeshësh gjithandej”- shprehet Edlira Gjoni, autorja e “Vajzat për Shqipërinë” .Më poshtë një bisedë me të, për rolin që kanë vajzat dhe gratë në shoqëri dhe vlerat e tyre.-Edlira, sot do të takohemi në aktivitetin “Vajzat për Shqipërinë”, na trego pak më tepër rreth këtij organizimi?Vajzat për Shqipërinëështë një nismëqë zuri fill teksa isha në SHBA duke studiuar Lidershipin në Institutin McCain. Flitej me aq pasion atje për vlerat, saqë më kaploi një varfëri shpirtërore që kishte etje për vlerat tona. Dhe mendova të bëj një hap të thjeshtë: të flas unë për to!Nisur nga një studim imi i mëhershëm për portretizimin e gabuar të vajzave dhe grave në Shqipëri, qëpërgjithësisht përbëjnë lajm atëherë kur vriten apo dhunohen, mendova të shoh pjesën tjetër të gjinisë femërore në Shqipëri: natyralen, të vërtetën, normën, vlerën.I bëra një skanim 800 kontakteve që kisha në telefonin tim. Mbi 450 ishin emra femërorë. Njëra më dukej më me vlerë sesa tjetra. Por mendova mos isha subjektive, se njeriu në telefon ka emra njerëzish të afërt, ose miq e kolegë. Kështu që hyra në faqen time të Facebook-ut. Në gati 5 mijë njerëz që po shihja nga ky këndvështrim i ri, më mbushej zemra me krenari: Sa shumë vajza me vlera!E prapë se prapë, nuk flitet për to. Flitet për vajzat e gratë që kanë arritur sukses, por unë nuk kisha në dorë lupën e suksesit: po shqyrtoja imtësisht karakterin. Ç’do të thotë kjo? Në Institut ku isha po thelloheshim tek vlerat e liderëve të udhëhequr nga karakteri, e këto veçori janë: modestia, integriteti, qëllimi i mirë, besimi, sakrifica, vetëmohimi, respekti, drejtësia, ndjenja e shërbimit për çështje madhore, më të mëdha sesa interesi vetjak. Këto cilësi i vija re duke parë emrin e shumë vajzave e grave që më kalonin përpara syve në internet, në faqen time, e në faqet e tëtjerëve në rrjetet sociale.Prandaj, bëra një listë karakteristikash dhe fillova të bëj promovimin e vlerave: një vajze për një vlerë. Dhe i quaj “vajza”, pavarësisht se mosha shkon nga 10 vjeç që ishte më e vogla, në 65 qëështë me e madhja në listë. Por vajzëështë term zemre dhe të gjitha më duken ashtu.-Pse zgjodhe të bësh 51 vajza bashkë?Sepse 51 për qindështë përqindja e gjinisë femërore në Shqipëri.Në mënyrë simbolike, përfaqësojnë gati 1.5 milionë vajzat e gratë e gjithë Shqipërisë.–Si ke rënë në gjurmët e tyre?Nuk ka qenë e lehtë. Mëështë dashur një vit e gjysmë kohë.Në faqen e internetit Vajzat për Shqipërinë, e para qëështë promovuar, nën vlerën e “Pasionit dhe përkushtimit të pandalshëm”, u hodh në faqe nështator 2017.Synimi ishte që të gjeja, të “studioja”, të vendosja brenda kritereve të vlerave e karakterit të paktën një vajzë në javë. Nuk ka qenë e thjeshtë, sepse doja të isha objektive, gjithëpërfshirëse, e kujdesshme, të shihja momentin kur shkruaja, çfarë ndodhte në Shqipëri e si mund t’i shërbente portretizimi ngjarjeve të radhës. Prandaj jo gjithmonë pata sukses që ta gjeja vajzën e vlerën e radhës çdo javë. M’u deshën në fakt 64 javë për të përzgjedhur 51 emrat.Pastaj, në fund tëjanarit, kur media na trishtoi sërish me lajme vrasjesh, nga njëçdo javë, u trondita më thellë se kurrë më parë. Dhe mendova: Gjithmonë kështu do flitet për gruan: O dhunë, o showbiz. Unë do flas për vlerat!Dhe u ula, i mblodha historitë e tyre dhe i solla në libër, anglisht dhe shqip, që në 8 mars të mos bëjmë as festat, as marshimet e zakonshme, se nuk kanë impakt. Kurse po folëm për të mirën, për vlerat, po mbollëm shembuj pozitivë, gjasat janë që të kultivojmë edhe të mirën!-Cilat janë historitë që ato kanë, dhe a mendon se përfaqësojnë vajzat e Shqipërisë?Shumë mirë që e sollët pyetjen. Qëllimisht, historitë e tyre nuk kanë element sensacioni. Sepse përfaqësojnë 1 milionë e 500 mijë gra dhe jeta jonë nuk ka pse të shihet si sensacionale, që të meritojë vëmendje. Historitë e këtyre grave janë në libër sepse unë përmes tyre zbërthej karakterin, vlerat e gruas shqiptare. Për shembull, përmes Joanës, që në Shqipëri nuk u shpërblye kurrë si studente ekselence, por Italia e Gjermania i paguan 5 vjet me radhëçdo sekondë që ajo mori frymë nëpër laboratorë kimie, sqaroj vlerën e ringritjes. Se si vajzat shqiptare nuk dorëzohen edhe kur nuk vlerësohen, por vijojnë punën me njëkëmbëngulje mbresëlënëse, deri sa t’ia dalin.Joana nuk u vlerësua në Shqipëri, por jashtë ajo zbuloi formulën e duhur të nanogrimcave që duhen për të luftuar praninë e metaleve në ujin e pijshëm. Kimiste që të bën të ndjehesh e vockël përpara saj. Doktoreshë shkencash me formula laboratorike në Itali e Gjermani që kur mbushi 27 vjeç. Ose përmes shembullit tëpak reporterëve që kam sjellë, sqaroj se si asnjë spikere lajmesh apo drejtues emisioni nuk do kishin vlerën që kujtojmë se kanë, sikur pas tyre të mos ishte armata e reporterëve, pra vija e dytë. Sjell kështu në vëmendje heroinat që i kemi para syve dhe i anashkalojmë, sepse na pëlqen të merremi ose me atë që shkëlqen, ose me atë që zhduket. Ky ishte kriteri im i parë përjashtues: Jo vajza nga vija e parë! Se ato janë aty fale vijës së padukshme që u rri pas. Ndaj i kam të gjitha shumë për zemër.– Ju keni jetuar për shumë vite jashtë, keni studiuar dhe punuar andej, ndërkohë njihni shumë mirë dhe mentalitetin në Shqipëri, por nga ana tjetër thonë se nuk ka si gruaja shqiptare, për përkushtimin që ajo ka ndaj familjes… Çfarë mund të na thoni për këtë pjesë?Mendoj se është në natyrën e saj që gruaja ta ketë përkushtimin të theksuar. Është trashëguesja e jetës. Por keni të drejtë: gruaja shqiptare ka një shkallë më të lartë përkushtimi, gati vetëmohim, në shërbim të familjes.E shohim të vendosë para vetes fillimisht prindërit e vëllezërit, pastaj bashkëshortin dhe njerëzit e tij, e në fund, vë përpara vetes fëmijët e saj. Është edhe pjesë e kulturës sonë, që ka anët e saj pozitive dhe ato shtypëse apo mohuese. Por, qëkurse kam filluar tëshoh vetëm karakteristikat pozitive të vajzave shqiptare, ashtu duken vërtet, sikur janë ndër më të përgjegjshmet e më të përkushtuarat që mund të ndeshësh gjithandej.-Gjatë këtyre viteve, duket se flitet me tepër për gruan, rolin e saj, barazinë, bëhet aktivitete, seminare…. Por gjithashtu duket se gruaja është më nën presion, dëgjojmë gjithmonë e më tepër për gra që vriten nga burra, gra që dhunohen… çfarë ka ndodhur? Ka ndryshuar diçka në këtë drejtim? Kjo është një temë më e gjerë, tek e cila ndikojnë shumë faktorë. Vrasjet e grave dhe vajzave janë të rrënjosura thellë në trurin e atyre që kryejnë vrasjen, jo të viktimave. Edhe pse sulmohen shpesh, unë do thoja që aktivitetet dhe projektet a seminaret për to, edhe pse mund të mos depërtojnë në skutat ku fle dhuna, të paktën i bëjnë vajzat dhe gratë të mendojnë, e shumë syresh, i nxisin të denoncojnë. Ka mbi 9 mijë urdhra mbrojtje në vit. Rritje drastike krahasuar me 10 vite më parë. Do të thotë që vajzat dhe gratë tani e marrin guximin të kërkojnë zgjidhje, kurse më parë, jo kaq shumë.-Ju për shkak të punës tuaj, duhet të njihni dhe keni dëgjuar shumë histori grash dhe vajzash, na tregoni njërën prej tyre, që ndoshta ke thënë me vete;“si ka mundësi…’?Unë them “Si ka mundësi?” jo vetëm për vrasjet, por edhe sa herë lexoj lajmet për vrasjet. Janë si pika uji në mënyrën si raportohen:“E vrau se nuk mbylli dritaren”….”E goditi me thikë se nuk i çoi kafen”…..”Burri vret gruan se dyshonte për tradhti”….”Përgjaket Shën Valentini! E dashura nuk pranonte më lidhjen”.Pra vini re: Media nxiton të shpjegojë vrasjen që në titull dhe sipas shpjegimit, faji është 100 për qind i viktimës. Diçka ka bërë ajo që e ka shtyrë atë të bëjë vrasjen. Nuk kam lexuar asnjë titull që të thotë: “E vrau gruan se ishte vrasës”. Sepse ky nuk do ishte titull sensacional! E pastaj? Pse duhet të jetë vrasja ushqim për sensacion?Në këtë drejtim e shoh me shumë shqetësim median. Është bashkëfajtore e pavetëdijshme në nxitjen e dhunës ndaj grave, jo në frenimin e saj.-Por nga ana tjetër Edlira, teknologjia rrjetet sociale kanë bërë që modelet që shfaqen dhe që të imponohen në rrjet janë më shumë antimodele. Si duhet të mbrohemi nga kjo valë që na vjen nga teknologjia?Antimodelet, me gjasa do kenë më shumë vëmendje sesa vlerat në datën 8. Për 51 vajzat e vlerat që shkruaj unë, është e vështirë tëtërheqësh vëmendje, sepse ne e kërkojmë të mirën, por vetëm teorikisht. Kur vjen, nuk na duket e rëndësishme, e në vend që të merremi me një vajzë që 27 vjeç ka patentë formule kimike ndërkombëtare, merremi me buzët, dashuritë apo tradhtitë e antimodeleve.-Po media, çfarë roli ka në këtë drejtim?Media këtë ushqim hedh për konsum, e pastaj ankohemi të gjithë për cilësinë e jetës e për vrasjet që shtohen. Po u glorifikua antivlera, normalja fillon të na japë bezdi! Kjo është serioze e tragjike dhe media ka pjesën e vet të fajit!-Edlira, ky projekt të riktheu në Shqipëri, apo do të kemi punë të tjera nga ty?“Vajzat për Shqipërinë” është njëra nga pjesët e punës sime. Në kuadër të botimeve, po rishoh studimin që kam bërë për mënyrën e gabuar si media portretizon vrasjen e grave dhe si nxit në mënyrë të pavullnetshme përsëritjen e dhunës. Do jetë botimi i radhës.Kurse në detyrën rishtare që kam në drejtimin e Qendrës për Ndikim Publik, me bekimin dhe mbështetjen e Institutit McCain dhe Arizona State University, me shumë pasion jam e dhënë pas trajnimit të të rinjve për të qenë më aktivë, të vajzave që të shikojnë meritën e jo gjininë, dhe të atyre që duan të përforcojnë te vetja karakterin, jo kompetencat, sepse kur të vdesim, do duam të na thonë: “Ishte njeri i mirë” e jo “Gjynah, se ishte kompetent”. Pra kthehemi tek vlerat dhe tek pozitivja, se aty e kam fokusin dhe përkushtimin tërësisht!/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT