Kryeministri italian iu del krah serbëve, bën thirrjen e fortë ndaj Kosovës

Kryeministri italian, Giuseppe Conte gjatë vizitës zyrtare në Serbi i ka kërkuar qeverisë së Kosovës që të heqë taksën ndaj Serbisë.

“Kosova duhet të tregojë përgjegjësinë e nevojshme dhe përpjekjet për të rivendosur bisedimet dhe për të tërhequr taksën që vendosën nëntorin e kaluar”, u shpreh Conte.

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë Aleksadër Vuviç, pas takimit me Conten ka deklaruar se nuk do të ketë hyrje në BE derisa të arrihet marrëveshja me shqiptarët e Kosovës.

“Nuk do të ketë hyrje në BE për ne derisa të arrijmë një marrëveshje me shqiptarët e Kosovës” tha Vuçiç./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT