Mbreti ilir Epidamni dhe dinastia e tij Taulante-Liburne
MOIKOM ZEQO
Historiani grek, i lindur në Aleksandri të Egjiptit, nga fundi i shekullit I dhe që jetoi deri në vitet 70 të shekullit II të erës sonë, Apiani, ka shkruar për Legjendën Ciklike të Epidamnit ilir.
Kryevepra e Apianit është « Historia e Romës », në 11 libra.
Në librin e 4-tët, të quajtur Illyrike, Apiani shkruan për legjendën e njohur të Epidamnit, sipas regjistrimit të traditave shumë të hershme.***Apiani shënon « Epidamni, Mbreti i barbarëve (ilirëve) të këtij vendi, ndërtoi, pranë detit, një qytet, dhe e quajti me emrin e tij Epidamn.I biri, i vajzës së Epidamnit, Dyrrahu, ndërtoi pranë qytetit një liman dhe e quajti Dyrrah ».Legjenda ciklike e Epidamnit, dokumentohet virtualisht si histori dinastike në disa gjenerata : Epidamni, Mbret themelues i dinastisë, vajza e tij, Melisa, djali i Melisës, Dyrrahu, pra nipi i Epidamnit, si dhe Joni, djali i Dyrrahut, i cili vritet nga një konflikt pa dashje nga Herakliu, heroi mitologjik grek dhe trupin e Jonit, e hodhën në det, duke e quajtur detin si Detin Jon.Përtej lëvozhgës legjendare, sinkretizimi i burimeve antike nuk e ve në dyshim historicitetin e figurës së mbretit Epidamn, si Mbret i ilirëve, jo grekë.Kolonistët e Korkyrës, u vendosen ne qytetin e Epidamnit në vitin 627 para erës sonë, pra, në shekullin VII para Krishtit.Të mos harrojmë se Korkyra, qe koloni e liburnëve ilirë në shekullin VIII para Krishtit.Ka mundësi që Mbreti Epidamn si ilir, i fisit të taulantëve, ka patur marrëdhënie me ilirët liburnë, shumë të ngushta.Në këtë pikë të pa studiuar thellë asnjëherë nga dijetarët, ne mund të shohim kolonizimin korkyras konvencionalisht, në fillim, si një kolonizim liburnas, nga Korkyra.Kjo shpjegon pse njihet Dinastia e Epidamnit, në 4 gjenerata, mbase, për gati 2 shekuj si vijimësi !Një kolonizim i menjëhershëm grek do të zhdukte dhe do ta zhbënte tërësisht këtë gjenealogji mbretërore ilire.Por ja që s’ka ndodhur aspak kështu.Historiciteti i mbretit ilir Epidamn bëhet kështu një nyje konceptuale dhe reference serioze, kronologjike. ***
Epidamni njihet me titullin Mbret, dmth Bazileus.Kjo është shumë e rëndësishme.Kjo titullaturë pushteti supreme është njohur nga ilirë të paktën që në shekullin VIII, ose IX, para erës sonë.Është normë hierarkike shumë e lartë. Apiani, jep edhe një lëvizje popujsh në qytetin, apo shtetin e Epidamnit : përmend brygët nga Frigjia, pas tyre taulantët, pas taulantëve, liburnët (me siguri nga Korkyra), por Apiani, nuk i përmend çuditërisht grekërit, që në fillim.Nga Epidamni, tek stërnipi i tij ilir, Joni, kemi një histori përplasjeje me helenët.Joni, si Mbreti i fundit i madh ilir, meriton një studim monografik, të hollësishëm. ***Dijetari kroat Radislav Katiçiç ka shkruar për historinë ilire të Jonit. HISTORIA E MBRETIT ILIR JONIAi thotë se në shkrimet e autorëve të antikitetit përmendet Joni, eponim i Detit Jon.Më i rëndësishmi është këtu Teopompi, historian i shekullit të katërt para Krishtit, (vepra e të cilit në të vërtetë nuk është ruajtur, por është shënuar në shkrimet e tjera) i cili në librin njëzet e një, të veprës së tij, ka përmendur sundimtarin Jon, nga ishulli Vis dhe nga ky sundimtar nxjerr emrin e Detit Jon, përkatësisht të Adriatikut, që në kohët më të hershme është quajtur fillimisht si Jon.***Gojëdhëna e dytë letrare përmendi Jonin si djalë të Dyrrahut.Emnaku i Detit Jon këtu konsiderohet i biri i themeluesit dhe emnakut të qytetit Dyrrah, (Durrësi). Ndërsa të Teopompi i biri ishte Adria, themeluesi dhe emnaku i qytetit në bregdetin lindor italik pranë grykës së Padit, sipas të cilit edhe deti mori emrin Adriatik.Joni, i biri i Dyrrahut, u vra i ri gabimisht nga dora e Herakliut.Ky pasi i bëri ceremonitë e varrimit, trupin ia hodhi në det që, sipas tij, të emërtohet me emrin Joni,- dhe kështu ia ruajti emrin.***
