Modelja shqiptare: Nga fshati duke mjelë lopët, në pasarelat e modës
Modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Emina Cunmulaj është shprehur gjithnjë me krenari për të kaluarën e saj si dhe hapave që ka bërë në karrierën e saj të suksesshme.
Kësaj radhe herë, modelja e njohur është frymëzuar nga reklama e një firme të njohur që kishte si temë forcën dhe përpjekjet e grave për të arritur ëndrrat e tyre, përcjell albinfo.ch.
Ajo e ka shpërndarë një video në rrjetin e saj në “Instagram”. “Më quani të çmendur. E rritur në një fshat të vogël duke mjelë lopët dhe ja dola të shfaqesha në kopertinat e “Vogue” dhe “Elle” dhe duke ecur në pasarelat e Karl Lagerfeld, Valentino, Jean Paul Gaultier. Ishte vetëm fillimi… Tani shikoni çfarë mund të bëjë e çmendura”, ka shkruar Cunmualaj.Emina është nënë e dy vajzave derisa prej vitesh është e martuar me biznesmenin Sam Nazarian./ZgjohuShqiptar.info
View this post on InstagramCall me Crazy Crazy Crazy “ Raised in a tiny village milking cows and making it on multiple covers of Vogue and Elle and walking for Karl Lagerfeld , Valentino , Jean Paul Gaultier ” It was just the beginning …. Now watch what CRAZY can do … #WOMENPOWERA post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj) on Mar 4, 2019 at 11:15am PST