Nëse jep një penallti në shqipëri, ‘masakrohesh’. Dhunohet arbitri në Kamëz (FOTO/VIDEO)
Ndeshja mes Kamzës dhe Laçit ka përfunduar në mënyrën më të keqe, duke qenë se disa tifozë kanë hyrë në fushë duke sulmuar gjyqtarin kryesor të ndeshjes, Eldorian Hamiti.
Shkak për dhunën e shfaqur ndaj Hamitit, është bërë një penallti e akorduar në sekondat e fundit të takimit.
Kur ishin dhënë 5 minuta shtesë, Avdyli ka shkaktuar një penallti në minutën e 6 të kohës shtesë dhe kjo ka irrituar tifozerinë vendase.
Përveç faktit se koha shtesë kishte përfunduar, edhe penalltia e akorduar duket se nuk është pranuar nga tifozët të cilët nuk pranojnë se kishte faull nga Avdyli./ZgjohuShqiptar.info