OSBE: Shqipëria po kalon momente kritike, t’u jepet përgjigje akuzave për shitblerje votash
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt i pranishëm në një tryezë me kryeprokuroren, Arta Marku dhe me kreun e KQZ-së, Klement Zguri ka deklaruar se Shqipëria po kalon një moment kritik.
Sipas tij për fat të keq ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk u miratuan nga Parlamenti, ndaj ai i ka bërë thirrje prokurorisë apo autoriteteve të tjera ligjzbatuese që të japin përgjigje akuzat për shit-blerjen e votave, pasi në këtë mënyrë po vënë në rrezik besimin e zgjedhjeve nga ana e qytetarëve.
“Jemi shumë pranë zgjedhjeve të qershorit, por Shqipëria po kalon një moment kritik. Për fat të keq ndryshimet e kërkuara dhe reforma zgjedhore nuk është votuar, ka ngecur në Kuvend. Akuzat politike për integritetin e shtetit minojnë besimin e publikut, nxis pjesëmarrësit të fokusohen në dekriminalizimin e kandidatëve në zgjedhje. Siç theksohet në raportin e fundit të ODIHR, autoritetet duhet t’i japin përgjigje akuzave për shitblerje votash, pasi është vënë në rrezik besimi i publikut”,- tha Borchardt./ZgjohuShqiptar.info