Profesori ndërkombëtar pyet: Pse nuk po bëhet Shqipëria?

Ai thotë se Shqipëria ka pasuri si asnjë vend tjetër, por sipas tij ka prodhuar barbarë, të cilët po merren me administrimin e pasurive kombëtare.
“Shqipëria nuk zhvillohet pa drejtësi, pa mirëkuptim, pa bashkëpunim, pa liri dhe demokraci! Dhe nëse qëllimi gjeopolitik i pushtetit në Tiranë është sundimi, nënshtrimi dhe shfrytëzimi i një pjese të popullsisë, e cila për këto arsye nuk voton për ty, atëherë ky pushtet është i destinuar te shndërrohet në diktature! Por kurrë një diktature e tillë nuk do të sjelle stabilitet!”, shkruan mes tjerash Bytyçi.
Ja postimi i plotë:
Shume njerez i shoh te jene pesimiste dhe te shtrojne pyetjen: – Pse nuk behet Shqiperia?! Ne fakt vendi yne ka pasuri si asnje vend tjeter. Por ka prodhuar barbare, te cilet merren me administrimin e pasurive kombetare.
E di se ka nga ata qe nuk pajtohen me mua. Megjithate une do ta hedh ne diskutim dhe dua ta them e gojen plot se cili eshte shkaku i prapambetjes sone kombetare.
Gjeopolitika eshte art i sundimit te territoreve!
Kete lloj arti e kane perdorur mjeshtrisht disa udheheqes shqiptare per te sunduar e shfrytezuar territoret e veriut! Dhe meqenese pasurite me te medha jane ne veri te Shqiperise, barbaret ne pushtet i kane shfrytezuar ato per qellimet e veta te pushtetit dhe pasurimit personal!
Kjo eshte aresyeja pse psh Kukesi eshte qarku me i varfer ne Shqiperi dhe po ashtu rajoni me i varfer ne Europe, edhe pse pasurite e ketij qarku mbajne ne kembe ekonomine kombetare te Shqiperise!
Sa kohe qe ata qe vijne ne pushtet ne Tirane do te kene si objeksion nenshtrimin e gegeve, aq kohe ata nuk do te mundin ta zhvillojne, perparojne dhe prosperojne Shqiperine!
Shqiperia nuk zhvillohet pa drejtesi, pa mirekuptim, pa bashkepunim, pa liri dhe demokraci! Dhe nese qellimi gjeopolitik i pushtetit ne Tirane eshte sundimi, nenshtrimi dhe shfrytezimi i nje pjese te popullsise, e cila per keto aresye nuk voton per ty, atehere ky pushtet eshte i destinuar te shnderrohet ne diktature! Por kurre nje diktature e tille nuk do te sjelle stabilitet!
Njerez! Duhet ta kuptojme se ky eshte thelbi i konfliktit ne Shqiperi! Kush e do Shqiperine, pavaresisht ciles krahine, bindjeje politike dhe feje i takon, lufton me te gjitha menyrat kunder ketij fenomeni tragjik!/ZgjohuShqiptar.info