Raporti sekret i SHISH: Shqetësuese tentativat e Rusisë në Shqipëri

Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare. Mësohet se kreu SHISH është shprehur i shqetësuar për përpjekjet e Rusisë për të rritur influencën në Shqipëri.

“Nga analiza e të dhënave për vitin 2018 vërejmë një rritje të tentativës nga Rusia për të shtuar, influencën në vendin tonë” është shprehur Bendo i cili nuk ka dhënë detaje të aktorëve që po përdor Moska për rritjen e kësaj influence.

Pikërisht për këtë çështje, disa prej anëtarëve të komisionit të sigurisë kombëtare kanë ngulmuar duke i drejtuar një mori me pyetje.
Ata e pyetën kreun e SHISH nëse influenca ruse shkon deri në nivele të larta të politikës shqiptare.Jo, ka qenë përgjigja e Helidon Bendos, nuk kemi informacione.Ndërsa deputeti Myslym Murrizi i ka drejtuar disa pyetje në lidhje me ekzistencën e një grupi oficerësh të korruptuar në policinë e shtetit.“Ne nuk mund të analizojmë veprime në grup por mbledhim informacion të personalizuar. Nuk na rezulton që në policinë e shtetit te ketë një grup oficerësh të korruptuar”, citohet të jetë përgjigjur Helidon Bendo, shkruan topchannel.Raporti vjetor i SHISH tashmë ndodhet mbi tavolinën e kryeministrit Rama dhe presidentit Meta.Deputeti Xhemal Qefalia në nisje të raportimit kërkoi nëse ndonjë pjesë e raportit nuk përmbante informacion të klasifikuar, apo të dhëna bëheshin në praninë e kamerave.Këtë kërkesë të Qefaliajt e mbështeti edhe kryetarja e Komisionit Ermonela Felaj e cila theksoi se e mbështet propozimin e deputetit Qefalia.Por Helidon Bendo u shpreh se raporti ishte i klasifikuar dhe se seance duhet të bëhej pa praninë e medias.Gjithsesi ai premtoi se një përmbledhje e raportit vjetor të SHISH do të ishte i aksesueshëm për publikun.Deri në përmbushjen e këtij premtimi mbetet e paqartë nëse trafiku drogës, krimi organizuar, influenca ruse, spinunazhi Iranit apo faktorë të tjerë, janë cenuesit më të mëdhenj të sigurisë kombëtare./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT