Thaçi: Shkëmbimi i territoreve është pazar, kurrë nuk do ndodhë

Në Samitin e Diasporës presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi nënvizoi se nuk do të lejojë për asnjë rrethanë dhe asnjë çmim shkëmbimin e territoreve, por korrigjim të kufijve.

Shkëmbimi i territoreve kurrë nuk do të ndodhë. Për shkëmbim territoresh kam folur dhe më herët. Shkëmbimi i territoreve është pazar dhe askush nuk do bëjë pazar me kauzën.

Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cënim i kombit tonë. Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA”, tha Thaçi./dita/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT