Zyrtari i lartë amerikan: Të ndalen provokimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit
Nënsekretari Amerikan i Shtetit, David Hale do ta vizitojë Beogradin dhe Prishtinën këtë javë.
Në një intervistë për gazetën serbe ‘Danas’, Hale ka thënë se nuk munden “Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo dikush tjetër që të përcaktojë rezultatin final pas bisedimeve Prishtinë-Beograd.
“Ekziston mundësia që një zgjidhje përfundimtare të arrihet këtë vit, por vetëm nëse vazhdon dialogu. Është koha të ndalen provokimet nga të dy anët, të hiqet taksa dhe të dy vendet të vazhdojnë dialogun që udhëhiqet nga Bashkimi Evropiane dhe të arrijnë paqen”, ka thënë ai.
