Basha: I gatshëm për dialog me Ramën. Në zgjedhje, vetëm me një kusht

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas një takimi me përfaqësues të Institutit Ndërkombëtar Republikan, deklaroi se është në harmoni të plotë me aleatët e tij, të cilët kanë një takim nesër me presidentin Meta për krizën politike.

I pyetur lidhur me këtë qëndrim dhe nëse do të ishte i gatshëm të ulej në tryezë me Ramën si kryetar i Partisë Socialiste, ashtu siç parashikohet në platformën e aleatëve, Basha tha se nuk ka asnjë mospërputhjes mes qëndrimeve të PD dhe koalicionit, por përsërit se kush kryesor mbetet largimi i Ramës si kryeministër dhe krijimi i një qeveri tranzitore.

“Nuk ka asnjë mospërputhje mes qëndrimeve të PD dhe gjithë koalicionit tonë. PD ka përfunduar javën e kaluar një dokument të detajuar sa i përket detyrave të qeverisë tranzitore në raport me zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe do ta paraqesë në ditët e ardhshme në mënyrë publike. E kemi diskutuar dhe me aleatët tanë dhe një pjesë e mirë e pikave që aleatët kanë shpalosur sot janë dhe pikat e programit tonë, ka një përputhje totale.

Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim dhe sinergji të plotë për të ecur përpara. Çështjet e tjera janë detaje të parëndësishme. Kryesorja është zotimi i gjithë koalicionit opozitar, që është sot mazhoranca e re politike, numerike dhe morale në vend, është regjistrimi në zgjedhje dhe pjesëmarrja në zgjedhje vetëm kur të ketë vërtet zgjedhje dhe jo një farsë kriminale dhe kushti për këtë mbetet largimi i Edi Ramës nga qeveria dhe një qeveri tranzitore që do të plotësojë kushtet për të cilat do të keni më shumë informacione në ditët në vijim”, tha Basha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT