“Gjuha protosarde dhe gjuha shqipe kanë ngjashmëri”

A e dinit që gjuha arvareshu ka qenë gjuha protosarde ilirike, një gjuhë sarde paralatine me origjinë pellzgjike (shardane) e folur në Sardenja që nga koha nuragjike deri në fund të periudhes bizantine të Stefanit të Bizantit?

Kjo gjuhë sot është e harruar. Gjuha Arvareshu edhe pse është e koduar sot citohet vetëm nga disa fjali që ruhen edhe sot në disa fjalë të gjuhës sarde e sidomos në Barbagja. Kjo do të thotë se latinizimi i saj ende nuk ka përfunduar. Arvareshu ka qenë “viktimë” e gjuhës latine.

“Arvarosët” janë barbarët e sotëm të Sardenjës. Romakët, ilienset (ilirët) i quanin barbar (barbaricini) që janë të një rrënje semantike me Ilirët. Paraardhësit e “barbaricineve” ishin Sardet pellazgjik .
Gjuha e vetme që mund ta deshifron këtë familje gjuhësh është gjuha e sotme shqipe. Edhe diçka , pra kjo gjuhë “ qëndron” në sardishte te mesit të Sardenjës dhe bile edhe në gjuhët e Amerikës Latine por shumë pak e organizuar, origjina e saj është neoilirike.

Parardhësja e gjuhës protosarde dhe pjesërisht asaj sarde është e përbashkët me gjuhën shqipe. Gjuha sarde është latinizuar krejtësisht ,pasi që kisha latine u nda nga ajo e bizantit në vitin 1054 (Shkizma e Lindjes). Edhe kostumet e sardëve varen shumë nga Shqipëria, nga arvanitet e Greqisë dhe atyre frigase të Egjeut.

Nga Salvadore Bovore Mele

Gjuha proto-sarde është përcaktuar arvareshu (ilire), ose gjuha para-latine. Gjuha Sardenjës shardana e origjinës pellazgjike (Popullit te Detit) e folur në Epoken e Sardenjës Nuragike deri ne periudhat perandorake bizantine sipas dëshmive nga historiani bizantin Stefani i Bizantit.

Sot kjo gjuhë është shuar. Kjo gjuhë, megjithëse koduar, sot ajo përmendet vetëm për disa perifrazime, ende ruan shumë fjalë në gjuhën Sardenjës te folur, sidomos në Barbagia, e cila çon në afirmimin se Romanizimi i gjuhës Sarde nuk ka përfunduar plotësisht.

Gjuha nga qendra e Malit të Shenjtë (Gjiri Dorgali, Sardenja Lindore) kufizohet me një kuptim të vetëm për termin qe është përdorur shpesh për të, para-latinisht dhe latinisht. “Arvaresos” janë “barbaricini” (it.) e sotëm në Sardenjë.Romakët e quajtën “Ilienses barbaricini” e cila do të thotë se etimologjikisht kanë rrënjë të njëjtë semantike të ilirëve. Paraardhësit e “barbaricini” dhe Sardëve janë “nuragici” ose shardana.

Kjo gjuhë (Arvarè ose Arvaria në arvareshu) është zhdukur më së voni në Barbagia në brendësi të Sardenjës (Shardinna në arvareshu). Gjuha Proto-sardenjase ilire i përkiste familjes etruske gjuhë e cila është atribuar edhe etruske dhe pellazgjike apo greqishtja e lashtë ose gjuha greke arkaike ose para dorike e cila sot është shumë më tepër se thjesht të përshkruhet me familjen ilire.

Të vetmet gjuhët moderne që fliten sot, që mund t’i atribuohen kësaj familje janë gjuha shqipe dhe arvanite.Termi “arvareshu” merr emrin e vet nga “Arvarè” periudhë mesjetare e përdorur për të përcaktuar Barbagia dhe Arborean (Arbërinë). Kjo gjuhë ishte e pranishme deri në mesjetën e vonë. Ajo është një gjuhë që vijon edhe sot në kaq shumë fjalë në strukturën e brendshme Sardenjës përzier me gjuhen latine, por jo për këtë më pak e organizuar, origjina e saj është e qartë neoillirike.

Nëse i hiqen gjuhës fjalët latine nga gjuha sarde ato që mbeten janë ilire 80% dhe sot ju ende i gjeni në toskerishten dhe gegerishten, por sidomos në këtë të fundit.

Stërgjyshi i Proto-Sardes, Sardes, edhe pjesërisht, është e ndarë me shqiptarët. Gjuha Sarde u latinizua përfundimisht me kishën latine pas fundit traumatik të kishës autoqefale greke te Sardenjës, themeluar nga Peshkopi Shën Luciferi i Kaliarit dhe klerikët e tij zhvilluar në 1054 (Skizma e Lindjes).

Këtu megjithatë nuk bëhet fjalë për hipoteza gjuhësore të një Shqipërie të Madhe, por për origjinen e mundshme indo-evropiane e Ballkanike ose edhe Anatoliane, proto-egjeike shardane ose të paktën për shkak të kushteve shumë të përdorura nga “barbaricini”e folur në qendrat e Sardenjës që ata kanë të përbashkët me shqiptarët dhe arvanitasit e Greqisë.

Kostume të Sardenjës janë të lidhur me kulturën anatolike ejeike të Ballkanit dhe zakonet e Frigianëve. Kishin të njëjtin model flokësh si banoret e Sardenjës dhe ilirët e lashtë, pantallonat e gjera e Sardenjës ngjajnë vetëm me ato qe veshin shqiptarët dhe arvanitet. Te kënduarit polifonik sardenjas ka një ngjashmëri të madhe me Kengen labe shqiptare.

Çelësi i proto-Sardishtes ka të ngjarë që do të jepet nga familja e gjuhëve ballkanike dhe egjeiko-anatoliane ose tirrenike (ose etrusk), e cila rrjedh nga emri Tyrrhenoi . Ajo është një klasifikim i gjuhëve të dhëna nga gjuhëtari Helmut Rix (1998).Gjuha Tirrenike do të përfshijë gjuhën etruske, Rhaetiane, së bashku me Lemnianen, te cilat Rix identifikon në marrëdhënie të ngushtë duke nënvizuar një numër të fjalëve të lidhura.

Shqiptimi më arkaik i trasheguar drejtpërdrejtë i kësaj te folmeje të vjetër është regjistruar në tri vendbanimet e Malit të Shenjtë te Sardenjes: Dorgali, Urzulei dhe Baunei. Shqiptimi dhe semantika e Dorgalit janë pikë referimi për standardin e “s’arvareshu”.

Gjuha e përbashkët me Ilirishten e Sardenjës lashtë dhe te Sardeve te maleve qendrore të ishullit, është evidentuar nga dokumentet e shkruara të historianit bizantin Stefani i Bizantit, i cili është një dijetar i besuar tek të cilat trajtohen dokumentimi e prejardhjes të banoreve te kasaj zone si dhe mosha, etj. Ai thotë: “Sardos, oos Parthos, polis Illyrias, oi politai Sardēnoi” dhe se është “Sardos ashtu si Parthosi, eshte qytet i Ilirise, qytetarët e saj janë quajtur Sardenoi” që sipas vepres se tij, është grupi më i madh etnik fonetikisht i afërt me atë të Shardanas .

Parthoset dhe fisi Partini ishte vendosur në Shqipërinë qendrore, Elbasan dhe përgjatë lumit në Shkumbin. Ai gjithashtu kujton se në Shkodër në Shqipëri ishte vendosur qyteti mesjetar Sharda i permbytur sot pas ndërtimit te një dige të madhe. Fiset ilire të këtij territori u quajten sardeates dhe i përkiste grupimit te dialektit Gegë.

Substrati ilirik mbështet qasjen e gjuhës origjinale ilire dhe qytetërimit të Sardenjës siç e ka shkruar edhe studiuesi dhe dijetari Alberto Areddu në botimin “Origjina shqiptare e qytetërimit në Sardenjë”.
dhe përshtati JOQ Albania

Back to top button
LAJMET E FUNDIT