Hormone që pjekin shalqirin për 10 orë, vjen reagimi i ministrisë së Shëndetësisë
Ditën e djeshme, emisioni investigativ, Fiks Fare publikoi një rast, sesi fermerët e zonës së Myzeqesë përdornin hormone dhe stimulantë që frutat dhe perimet të piqen para kohe.
E ndërsa sot vjen reagimi nga Ministria e Bujqësisë. Dhimo Kote, zv.ministër i Bujqësisë sqaron se frutat dhe perimet që prodhohen në Shqipëri janë të certifikuara nga vendet e Bashkimit Europian ku dhe eksportohen. Gjithashtu ai thotë se frutat dhe perimet e prodhuara në vend nuk dalin përpara sezonit në rajon dhe se i njëjti produktet është i destinuar edhe në Shqipëri.
Megjithatë, zv.ministri pranon rastet ku stimulantët dhe hormone përdoren në mënyrë të tepruar, por jo sa për të shpallur gjendje alarmi.
Sipas tij, ky proces funksionon kështu edhe në vendet e BE dhe se përdorimi i zakonshëm i kimikateve lidhet me mospërdorimin e bletëve për pjalmimin e luleve.
Fiks Fare nga ana tjetër tregon qartë se si fermerët përdornin stimulantët për skuqje nga jashtë të frutave dhe perimeve.
Në video tregohet një punonjës sere në Lushnje (shihni KËTU) i cili tregon se bima e shalqirit mund të vilej brenda 10 orëve me anë të kombinimit të disa hormoneve.