Kampionati Botëror “Japoni 2019”, një italian vetëofrohet për Shqipërinë
Sportistët elitarë shqiptar shpesh kanë vendosur të braktisin flamurin kuqezi për të përfaqësuar një shtet tjetër, jo se nuk e ndjejnë por iu mungoj mbështetja financiare dhe kushtet ku ato stërviten janë të këqija.
Por çuditësisht ka dhe të huaj që duan të natyralizohen në shqiptar për të përfaqësuar flamurin kuqezi në kompeticionet ndërkombëtare.
Xhudisti italian, Marco Maddaloni është shprehur i sigurtë për mediat italiane se do të garojë për kampionatin botëror në Japoni 2019.
“Kam filluar përgatitjet për Botërorin që do të jetë në shtator, ku do të garoj për Shqipërinë. Nuk është se unë do të mbroj ngjyra të tjera, sepse unë në zemër jam napoletan dhe më pas italian, por do ta bëj për dinjitetin tim. Tre vjet më parë, kur isha në 10 pozicionet e para në Botë u kualifikova për Lojërat Olimpike të Rios dhe drejtuesit e Federatës Italiane më përjashtuan për një intervistë të pakëndshme dhe kjo nuk është bërë për askënd. E di se jam 33 vjeç dhe kam 5 operacione në këmbë dhe Shqipëria më dha mundësinë për tu paraqitur“-deklaroi Maddaloni për mediat italiane.
Por një gjë e tillë është hedhur poshtë nga sekretari i Federatës tonë të xhudos, Labo Çabo. Në një komunikim me Rtv Ora, Çabo tha fillimisht duhet të arrihet akordi mes palëve dhe më pas duhet që ta dërgojmë kërkesën në Federatën Botërore. Maddaloni është pajisur me pasaportë shqiptare në tetor të vitit 2018.