Notre Dame, edhe Shqipëria u bashkohet donatorëve, sa para dhurojmë

Edhe Shqipëria bëhet pjesë e donatorëve për rindërtimin e katedrales Notre Dame të Parisit.

Sipas mediave qeveria shqiptare do të dhurojë 100 mijë euro për katedralen historike që u përfshi nga flakët dy ditë më parë.

Ngjarja tronditi mbarë botën dhe disa biznesmenë kanë dhuruar deri tani miliona euro për rindërtimin e katedrales, së cilës i mbetën vetëm strukturat.

Po kështu edhe Kosova u bë pjesë e donatorëve duke dhuruar një shumë parash që nuk është bërë publike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT