Rikthimi i vizave nga Holanda, reagon Meta: Kambanë alarmi!

Presidenti i vendit Ilir Meta e quan një akt të paprecedent dhe një kambanë alarmi vendimin e Parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

I ftuar në emisionin ‘Përballë‘ me gazetarin Lutfi Dervishi, Meta u shpreh se ky akt nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër, ndaj kërkoi që ky vendim të marrë reflektimin e duhur dhe të jepen mesazhe efektive në luftën kundër krimit të organizuar.

‘Akti i Parlamentit holandez është i paprecedent. Në dijeninë time nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër. Është një kambanë alarmi për të gjithë ne për të reflektuar dhe të japim mesazhe më efektive në luftën kundër krimit të organizuar.

Duhet të punojmë sa më ngushtë me KE dhe vendet anëtare që të mos kemi një rast tjetër si rasti i Holandës pasi do të krijohej një perceptim i rëndë për vendin tonë. Nuk besoj se ky rast do të kalojë në një vendim tjetër që të cenojë lëvizjen e vendet e tjera.

Përderisa kjo ndodhi në Holandë nuk përjashtohet që mund të ndodhi dhe në ndonjë vend tjetër’, u shpreh Presidenti Meta.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT