Skandali, Po hamë ushqime me kimikate dhe materiale ndërtimi

Skandali i ushqimeve që rriten me kimikate dhe janë shkak i një numri të madh sëmundjesh, ka kaluar tashmë në dorën e prokurorisë.

Është kjo e fundit e cila do të hetojë çdo rast të mundshëm që është denoncuar kryesisht në faqen JOQ Albania dhe emisionet televizive. Së fundmi përdorimi i materialeve të ndërtimit tek djathi bënë bujë të madhe. Pluhuri i tullave shërben si ngjyrues, ndërkohë që pluhuri i allçisë mund të përdoret për ta forcuar atë.

Në një njoftim për mediat, Prokurori i Përgjithshëm i ka kërkuar prokurorisë së Beratit që të nisë hetimet në lidhje me këtë çështje. Do të jetë Prokuroria e Beratit që do të fillojë hetimin kryesisht për të shqyrtuar rastet e dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale.

Në njoftim shkruhet:

Duke marrë shkas nga denoncimet e fundit të medias së shkruar dhe asaj vizive mbi sigurinë ushqimore, ditën e djeshme, Prokurori i Përgjithshëm i është drejtuar prokurorisë së Beratit si prokurori kompetente me një kërkesë të menjëhershme për vlerësimin ligjor të të gjitha rrethanave dhe fakteve të dyshuara që mund të përbëjnë vepër penale. Përfitojmë nga rasti të falënderojmë median e njëkohësisht t’ju bëjmë thirrje të gjithë prokurorëve të ushtrojnë funksionet e tyre duke qenë të ndjeshëm dhe të vëmendshëm ndaj të gjitha burimeve të hapura të informacionit për ngjarjet sensibilizuese dhe me ndjeshmëri për opinionin publik. Prokuroria e Përgjithshme, në mungesë të kompetencës për të nisur kryesisht hetime, në mënyrë të vazhdueshme u ka kërkuar të gjithë prokurorëve që pavarësinë e tyre ta vendosin në shërbim të zbatimit të ligjit për të rritur besueshmërinë e publikut.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT