Vuçiq: Në Berlin vetëm Serbia e kundërshton pavarësinë e Kosovës

Në takimin paraprak në Berlin do të jenë të gjithë ata që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, pos Bosnjë e Hercegovinës, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Koha.net.

“Në Berlin nuk do të jetë askush që nuk e ka njohur Kosovën, pos Bosnjë e Hercegovinës dhe edhe ai që e përfaqëson B-H-në do ta kishte njohur, por serbët nuk po e lënë. Delegacioni ynë është i vetmi që kundërshton idenë e pavarësisë së Kosovës. Pozitën s’e kemi të lehtë, ndërsa sa u përket rrëfimeve se do të bëhen presione në mënyrë që Serbia t’i bëjë disa lëshime, këtë film nuk ka për ta parë kush”, citon n1 të ketë thënë Vuçiq i cili më pas ka shtuar se “pozita jonë nuk është aspak e lehtë dhe aspak e thjeshtë”.

Sipas fjalëve të tij, edhe Macroni e edhe Merkel janë njerëz të mëdhenj e seriozë, i vlerëson që të dy shumë dhe beson se do të gjejnë qasje balancuese në mënyrë problemet ndërmjet Serbisë e Kosovës, të cilët, thotë ai, ne s’i rënduar më shumë, të zgjidhen në të ardhmen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT