Avramopulos: Asnjë shtet s’ka kërkuar kthimin e vizave për Shqipërinë
Duke iu përgjigjur interesit të mediave, komisioneri Dimitris Avramopoulos komentoi vendimin e parlamentit në Holandë për kthimin e vizave me qytetarët shqiptarë.
Ai pohoi se nuk dëshiron të hyjë brenda çështjeve të brendshme të një vendi anëtar të BE-së, por shtoi me siguri se në Komisionin e BE-së nuk ka arritur asnjë ankesë.
“Deri më sot komisioni nuk ka marrë asnjë njoftim nga shtetet anëtare që kërkon pezullimin e vizave apo futjen në lojë të mekanizmave për pezullimin e vizave. Për asnjë vend në Evropë. Por nëse mund të ndodhë që komisionit marrë një njoftim të tillë ne do bëjmë një analizë të kujdesshëm të faktit nëse një veprim i tillë do të duhet të merret apo jo dhe në përputhje me të dhënat dhe informacionin e disponueshëm që ka të bëjë me rrethanat specifike të vendit X.
Ai tregoi se si do të veprohet më tej nëse një kërkesë e tillë mbërrin në Komision.
“Së pari nuk bëjmë asnjëherë komente se çfarë vendoset në vendet anëtare, por për deri sa thelbi i pyetjes suaj, që ka të bëjë me pezullimin e vizave.
Më lejoni të them se komisioni nuk ka marrë asnjë kërkesë për penalizim të vizave për asnjë vend në Europë, i cili përfiton nga lëvizja e vizave.
Nëse kjo ndodh, më besoni se ne duhet të bëjmë një analizë të thellë mbi informac