Avramopulos në Shqipëri: Operacioni i parë në botë me një vend jo shtet anëtar të BE

Ka nisur në Shqipëri operacioni i misionit “FRONTEX”. Komisioneri për Emigrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos në Bashkimin Europian, e cilësoi këtë mision një etapë të re të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

“E dimë që sot jemi këtu për të celebruar një ngjarje të rëndësishme një etapë të re për Shqipërinë e BE. 6 muaj më parë në Tiranë nënshkrova marrëveshjen këtë marrëveshje statusore me këtë komb të madh për menaxhimin e kufirit. Kjo marrëveshja është e para dhe e vetmja e këtij lloji, desha ta theksoj është operacioni i parë në botë, me një vend jo shtet anëtar të BE. Kjo jo vetëm shënon një fazë të re mes BE e Ballkanit por është edhe një hap më tej drejt operacionalizimit të agjensisë. Mënyra e vetme është të punojmë ngushtësisht së bashku si fqinj e partner.

Ajo që ndodh në Shqipëri e Ballkan prek BE e anasjelltas. Siguria e qytetarëve është në qendër të vëmendjes tonë. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan me të cilin BE po shkon para me këtë kapitull të ri. Është një hap i rëndësishëm që na bashkon më shumë. Duhet të jemi vigjilentë. Marrëveshja statusore do na ndihmojë në këtë përpjekje. Këto janë elementë të rëndësishëm të bashkëpunimt. Lëvizja pa viza është një arritje madhore, që sjell të mira për të gjitha palët, ndaj duhet ta ruajmë si të tillë. Skuadrat do kryjenë kontrolle e vëzhgime për të parandaluar kalime të paautorizuara. Shqipëria mbetet përgjegjëse për ruajtjen e kufirit të saj, asnjë pikë dyshimi sa i përket sovranitet kombëtar. Skuadrat mund të ushtrojnë kontroll në prani të rojës kufitare shqiptare.

Sfidat i kemi të përbashkëta, dhe e tillë duhet të jetë edhe përgjigjja jonë. Marrëveshja statusore do të na lejojë të punonjmë më mirë së bashku. Prioriteti kyc të kemi marrëdhënie të forta me fqinjët në partneritet, ju përfshin ju. Shqipëria është pjesë e familjes europiane, sfidat i kemi të përbashkëta, ato nuk njohin kufij”, u shpreh Avramopulos.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT