Berisha: Janë gati ta shqyejnë Edi Ramën. Udhëton me tre mjete që kushtojnë 1.3 milion dollarë

I ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut këtë të enjte është ish-kryeministri Sali Berisha, i cili po i përgjigjet një sërë pyetjesh nga gazetarë dhe analistë të panelit.

Teksa diskutimi u fokusua mbi protestën e ardhshme të opozitës, Berisha u pyet nëse lidershipi i opozitës do i ndalonte demostruesit të kalonin gardhin më 25 maj. lshte mbi këtë pyetje që ish-kryeministri justifikon dhunën në protestën e ardhshme të opozitës, duke thënë:

“Demonstruesit armiqësinë e kanë me Edi Ramën.

Midis atyre demonstruesve janë dhe ata që iu hodhën gazin fëmijëve të tyre në 6 të mëngjesit.

I bindur të jesh ti që ata prindër të mos të kthehen më atë që kanë në dorë.

Po ata të cilët ja u bënë me kryq shtëpitë tek unaza, po ai të cilit ti i ven kryqin në shtëpi është i gatshëm të të jap 10 vjet që kishte për të mbrojtur atë që kishte ndërtuar. Janë këto kategori që janë të gatshëm ta shqyejnë Edi Ramën.

Udhëton me 3 mjete të blinduara kushtojnë 1 mln e 300 mijë euro.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT