Çdo postim e njoftim në gjuhën greke, faqja zyrtare e Bashkisë Finiq përjashton gjuhën shqipe

Vendosja e tabelave në greqisht në gjithë zonën e Sarandës, Delvinës e Konispolit, Finiqit e Dropullit ka hapur debat publik për shqiptarët por edhe për kombin tonë ku po cilësohet si një provokim i paprecedentë.

Levizja “Zgjohu Shqiptar” kreu një vëzhgim në faqen zyrtare të Bashkisë Finiq në rrjetin social Facebook. Ajo që vihet re lehtësisht është se të gjitha postimet, njoftimet dhe urimet janë në gjuhën greke.

Gjuha shqipe është përjashtuar komplet pavarësisht se ndjekësit e kësaj faqeje e banorët e këtyre fshatrave janë shqiptarë.

Edhe në postime të rëndësishme që janë publikuar me foton e dokumentit përkatës, Bashkia Finiq i ka shkruar në gjuhën greke. E vetmja që del në pah është vula shqiptare “Republika e Shqipërisë, Bashkia Finiq”.

Në dokumentin e datës 5 dhjetor 2018 shkruhet në greqisht:

Bashkia Finiq, ju fton për një dëgjesë publike për analizën dhe vlerësimin e hapësires në kuadër të planit të zhvillimit të përgjithshëm të bashkisë Finiq, në datën 7 dhjetor 2018 ora 10:30. Do jemi në dyqanin e Vasilis Papa-s në Finiq. Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë seancë dëgjimi publike të merrni informacione dhe të diskutoni mbi procesin e trajnimit të hapësirave të reja.
Kryetari i bashkisë, Leonidha Kristo.”

Edhe në datën 17 nëntor 2018 është publikuar një tjetër dokument, ftesë në emër të kryetarit të Bashkisë Finiq, Leonidha Kristo. Në fund të dokumentit është vula shqiptare “Republika e Shqipërisë, Bashkia Finiq”.

Edhe urimet për Festën e Pashkëve urohen në gjuhën greke, por edhe njoftimet që bëhen të ditura jo vetëm për banorët por për këdo që është i interesuar për këto zona të Shqipërisë.

Ndërsa përsa u përket tabelave ARSH ka ndërhyrë për heqjen e tyre pasi është i vetmi autoritet për vendosjen e sinjalistikës në rrugët naciponale. Ndaj edhe gjatë aksionit të heqjes së tyre ata janë kundërshtuar nga punonjësit e Policisë Bashkiake të Finiqit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT