Çmenden mediat serbe: Jonida Maliqi na provokoi me simbolin e shqiponjës me duar
Siç duket mediat serbe, ende besojnë se bërja e shqiponjës me duar është vetëm provokim për ta.
Media serbe b92, ka shkruar “Provokimi nga përfaqësuesja e Shqipërisë: As në Eurovision nuk shkojnë pa e bërë shqiponjën me dy koka”, transmeton Gazeta Express.
(Linku artikullit: https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=2019&mm=05&dd=18&nav_category=78&nav_id=1544095&fbclid=IwAR1DL8_pKCiVVBskA2uQPDkz-sGfHSoUI17pqJPYRWSoM2mJkYj2_Zr1MLQ )
Sipas tyre, Jonda Maliqi e ka bërë simbolin e shqiponjës, pak para fillimit të këngës nga përfaqësuesja e Serbisë.
Madje shkruhet në mënyrë ironike se ajo doli me qetësi në skenë dhe i përshëndeti të gjithë. /GazetaExpress/
