FOTOT/ Shqipëria rrëmben vëmendjen e Italisë, TGCOM: Vend trendi me plazhe si të Karaibeve
Vera po vjen dhe mediet ndërkombëtare i kanë kthyer sytë nga destinacionet përrallore, që duhet t’iua propozojnë lexuesve të tyre.
Ato italiane, edhe këtë vit ndalen te Shqipëria, destinacioni më i ri i Mesdheut, për shkak të bukurisë së detit dhe raportit të shkëlqyer mes cilësisë së shërbimeve të ofruara dhe çmimeve.

Saranda është pjesa më speciale e brigjeve shqiptare. Ajo është e famshme edhe për atmosferën e natës. E ndodhur mes Jonit dhe kodrinave me ullinj para ishullit të Korfuzit, pak kilometra larg Greqisë, ajo ofron mundësinë e qëndrimit në hotele luksoze me çmime të përballueshme, një vakt në Kalanë e Lëkurësit, eksplorimin e Butrintit pasuri të UNESCO-s, etj..


Vlora është po ashtu porti i dytë më i madh i vendit, qyteti ku Adriatiku dhe Joni bashkohen. E më në jug të tij vjen Dhërmiu, plazhi i gurëve dhe detit të ëndrrave./ i.h