“Gjirokastra e Kukësi po boshatisen”, INSTAT jep alarmin

Lëvizjet e shqiptarëve vijojnë me ritme të vrullshme prej rreth 3 dekadash tashmë. Kjo, qoftë drejt qyteteve të mëdha ose jashtë vendit.

Të dhënat e fundit të institutit të statistikave tregojnë se qytetet e vogla po boshatisen, teksa po popullohen me ritme të larta Tirana, Durrësi dhe Vlora.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se qytetet që po boshatisen janë Kukësi që ka sot 77 mijë banorë dhe Gjirokastra me vetëm 61 mijë banorë.

Vetëm në kryeqytet jetojnë sot 895 mijë banorë ose 31.3% e totalit të popullsisë.

Ekspertët shpjegojnë se nevojiten investime dhe politika mbështetëse për shtrirjen e zhvillimit edhe në zonat e tjera të vendit, si një formë për të përmirësuar jetesën dhe penguar zhvendosjet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT