Goditje për Macron, në Francë pritet të fitoj partia që kërkon heqjen e njohjës së Kosovës

Partia Popullore Populiste e Le Pen kryeson zgjedhjet europiane në Francë, sipas sondazheve. Këto rezultate do të jenë një goditje e madhe për presidentin pro-BE Emmanuel Macron dhe partinë e tij, La République En Marche.

Në rang kombëtar Le Pen besohet të ketë marrë 23.2% të votave, ndërsa Macron e pason me 21.9%.

Kujtojmë se Le Pen ishte rivalja e Macron në raundin përfundimtar të zgjedhjeve presidenciale franceze të vitit 2017, zgjedhje që u konsideruan paralelllisht zgjedhjet e Francës midis të djathtës ekstreme dhe rrugës pro-europiane.

Marine Le Pen deklaronte se kur të bëhet presidente e Francës do ta nisë anulimin e njohjes së Kosovës. Le Pen, kryetare e Frontit Demokratik, gjatë një interviste për gazetën serbe “Srpski Telegraf” ka thënë se “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, prandaj shteti i saj “do ta tërheq njohjen e Kosovës”.

Po ashtu tha se ndaj “serbëve është bërë padrejtësi e madhe në vitet e ’90 dhe se Evropa është e obliguar të përmirësojë këtë padrejtësi”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT