Hajdari, thirrje PD-LSI për protestën: Larg dhunës dhe gjuhës së urrejtjes

Vetëm pak orë pasi deputetja Rudina Hajdari takoi zv. Ambasadoren e SHBA-së në Tiranë Leyla Moses-Ones, ajo ka bërë një shënim në Twitter.

Kryetarja e grupit parlamentar demokratik i bën thirrje opozitës të shmangë dhunën dhe gjuhën e urrejtjes në protestën e nesërme.

“Ky është një moment me rëndësi për Shqipërinë. Duhet të mendojmë për të ardhmen. Patjetër që protesta, e drejta e fjalës, janë pjesë thelbësore e çdo shoqërie demokratike. Por kjo e dretjë duhet shmang dhunën & gjuhën e urrejtjes. Nuk kemi më kohë për të humbur” – shkruan Hajdari sot.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT