Haradinaj reagon ndaj deklaratave të Vuçiç: Këto qëndrime kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje në të kaluarën

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuciç pasi që ky i fundit ka paralajmëruar masa të fuqishme kundër Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë, ka kërkuar reflektim nga presidenti serb, duke thënë se këto qëndrime kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje në të kaluarën.

Është koha që të prezantosh vlera europiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku. Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijt ekzistues dhe respekt reciprok”, shkroi Haradinaj.

Ishte Vuciç ai që tha sot Serbia ka përgatitur masa të fuqishme kundër Kosovës, duke shtuar se me serbët e Kosovës do të takohet sërish pas takimit të Parisit.

Vuçiç deklaroi se në Paris nuk do të ketë bisedime për Kosovën dhe statusin e saj, dhe nuk do të ketë asnjë bisedë pë heqjen e taksave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT