Holanda fiton Eurovizionin: Ja rezultatet e votimit për Shqipërinë dhe vendet e tjera

Holanda është fituesi i Eurovision 2019. Këngëtari Duncan Laurence, me këngën “Arcade” triumfoi në mbrëmjen spektakolare.

Jonida Maliqi, e cila përfaqësonte Shqipërinë në këtë festival, u rendit në vendin e 18-të.

Me votat e jurisë, këngëtarja shqiptare u rendit në vendin e 18-ta, me 43 pikë, ndërsa pas votimit të publikut, kënga “Ktheju Tokës” shkoi në 90 pikë në total, por mbeti serish në pozicionin e 18-të.

Pavarësisht se nuk arriti të merrte vendin e parë, Jonida u vlerësua si Artistja me zërin më të mirë femëror dhe si Këngëtarja që ka kënduar live më mirë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT