I vihet flaka derës së Kryeministrisë dhe Kuvendit, protestuesit hedhin bomba molotov (VIDEO)
Ka nisur protesta e katër kombëtare e opozitës jo kuvendore përmes së cilës kërkohet rrëzimi i kryeministrit Edi Rama, krijimi i qeverisë tranzitore dhe zgjedhjet e parakohshme.
Forca të shumta policia janë të vendosura para kryeministrisë, ndërkohë ka masa të shtuara edhe para Kuvendit.
Nuk dihen skenarët si do të vijojë dhe kur do të përfundojë. PD ka kërkuar leje deri në mesnatë, por policia i ka dhënë vetëm për dy orë. Në një podium para kryeministrisë do mbahen fjalime.
Një ditë para protestës, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri thirrje që çdokush që merr pjesë të distancohet nga dhuna dhe çdo thirrje për dhunë.
Në terrën ka efektivë, agjentë civilë, dron, automjete të hedhjes së ujit si dhe garda e republikës do të jenë të angazhuara si plan i masave për të monitoruar dhe ndërhyrë në çdo moment nëse protesta e opozitës do të bëhet e dhunshme.
Shtyllat janë lyer me graso, ndërsa është vendosur mbrojtësja te dera e jashtme e Kryeministrisë, por edhe rrethimi me gardh metalik.
]


