Jovanovic: Marrëveshje me Prishtinën pavarësisht çmimit të lartë
Lideri i Partisë liberal-demokratike të Serbisë Cedomir Jovanovic ka thënë sot se Serbia duhet të hyjë në Bashkimin e Evropian e në NATO dhe duhet të bëjë marrëveshje me Prishtinën, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se kjo së pari është në interesin e Serbisë.
“Nga ana tjetër, me çdo çmim duhet ta ruajmë paqen në regjion, e kjo do të thotë të ndihmojmë BeH-në në përpjekjet e saj të mbetet unike, t’i zgjidhë problemet e saj dhe të niset drejt BE-së e NATO-s, si dhe t’i zgjidhim mospajtimet tona me Maqedoninë Veriore, Kroacinë e Malin e Zi”, ka thënë Jovanovic, i cili mendon se këto janë parakushte për zhvillimin e Serbisë.
Sipas fjalëve të tij, pas të gjitha ngjarjeve në Serbi muajt e fundit dhe zhvillimit yë situatës në regjion, nacionalizimi po fiton forma të reja e protagonistë.
Jovanovic mendon se alternativa e cila duhet ta zavendësojë këtë mënyrë të të menduarit i zhvendos më larg kufijtë në pjesën më të madhe të opozitës serbe, e cila, paradite, “kinse i sulmon ata të cilët janë gjykuar në procesin e ‘grusht shtetit’, ndërsa fshehen në Serbi, duke bërë vepra të tjera të këqija, ndërsa pasdite u organizon tubime mbështetjeje”, transmeton B92./gazetametro.net