Kryeministrja serbe: Rama tjetër thotë “tet a tet”, tjetër në publik

Kryeministrja e Serbisë Ana Branbiç ka akuzuar Ramën si të pasinqertë në deklaratat e tij dhe se grumbullon pikë nga temat populiste.

Në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”, Branbiç tha se kryeministri shqiptar ndryshe flet në takime “tet a tet” dhe ndryshe në konferenca për mediat dhe publik.

Ajo u shpreh e zhgënjyer nga Rama, sepse siç u shpreh, ka menduar se ai ka një vizion tjetër për Ballkanin dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, por në të vërtetë grumbullon pikë në tema populiste.

“Unë nuk e shoh politikën ndryshe nga raportet njerëzore” – tha Brnabiç dhe shtoi se “gjithmonë do të bisedojë me Ramën”, duke rekomanduar se në politikë nevojitet “pak më shumë sinqeritet”.

Duke folur për Samitin e 29 prillit, ajo tha se bisedimet ishin të vështira, por delegacioni serb i përfaqësoi mirë interesat e vendit.

“Jemi këtu (në Berlin) për të vazhduar bisedimet dhe për të gjetur kompromis, por taksat duhen hequr“- shpjegoi kryeministrja, duke shtuar: “Hajde të bashkohemi të gjithë bashkë dhe të bëjmë një rajon tjetër për brezat që do të vinë“.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT