“Kush flet për kufijtë me një shtet tjetër është armik i Kosovës”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ideja për korrigjimin e kufijve është mbyllur në Berlin.

Aleksandër Vuçiç, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit e kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës”, tha Haradinaj në tryezën e organizuar KDI.

Mogherini nuk ka më kohë me udhëheq dialogun. Kam Simpati për të, por kush flet për kufijtë e Kosovës me ndonjë shtet tjetër është armik i vendit që unë e udhëheqë”, theksoi më tej kryeministri i Kosovës.

Mes dy kryeministrave ka patur një polemikë në distancë. Ramush Haradinaj ka thënë se është përballur me trysni gjatë punimeve të takimit të Berlinit nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Edi Rama, për pezullimin e tarifave ndaj mallrave serbe.

Por shefi i qeverisë shqiptare nëpërmjet një shkrimi hodhi poshtë pohimet e Haradinaj, për trysni ndaj tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT