Ky është gjesti i mësuesit francez për familjen shqiptare
Një mësues francez ka marrë pjesë në maratonën e e mbajtur nga Cabcale drejt Mont-Saint-Michel, për të mbështetur familjen shqiptare Kuti.
Në maratonë morën pjesë 4.000 vrapues, ku në mesin e tyre do të vrapoi dhe mësuesi Raphwl Dubreux. Kjo ishte maratona e parë ku mori pjesë mësuesi dhe atletiku Raphwl Dubreux, i cili garoi në mbështetje të familjes shqiptare të kërcënuar me dëbim.
Ai gjithashtu kishte të stampuar në bluzën e tij fjalën “azil”, ku tregon hapur se është në mbështetje të personave që kërkojnë azil në Francë.
Mësuesi u shpreh:
Ne po përpiqemi të kontribuojmë një shoqëri që ka probleme me mikpritjen. Brenda shkollës, jetojmë vlerat e vëllazërisë. Ne nuk duam të jemi thjesht shikues të asaj që po ndodh.”
Mësuesi ishte takuar gjatë javës së parë të garës me familje Kuti.
Mësuesi shton:
Fola me Arianin dhe ajo që më ka prekur është dëshira e tyre për të jetuar në Francë, për të pasur një jetë më të mirë. Ai flet shumë mirë frëngjisht, çiftit i ofrohet edhe punë … ”
Raphawl Dubreux vendosi të garonte për herë të në një maratonë, për t’i treguar çiftit mbështeten e tij.
Mësuesi shprehet më tej:
Unë kam bërë vetëm gjysmë e maratonës për momentin, por 42 km nuk janë asgjë në krahasim me distancat që bëjnë emigrantët.”
Maratona ka nisur sot në orën 8:30 në Cancale, në ditën e ditëlindjes së Arianit