“Lamtumirë Shqipëri”, luanët nisen për në Holandë
Luanët e kopshtit zoologjik, fotot e të cilëve bënë xhiron e botës disa muaj më parë, janë nisur sot nga Tirana drejt Holandës.
Pasi u morën nga një kopsht zoologjik privat në Fier, ata u transferuan në kopshtin zoologjik të kryeqytetit, ndërsa gjatë të martës, u transferuan për në Holandë.




