Lavrov: Aksioni në Mitrovicë, provokim i Perëndimit ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, nuk e tha asnjë fjalë për bashkombësin e tij, punëtor të UNMIKU’t, në vend të kësaj, ai tha se e di skenarin e operacionit të madh që u zhvillua në Mitrovicën Veriore, transmeton Gazeta Metro.

Ai ngjarjet e fundit i sheh si provokim të perëndimit karshi Federatës së Rusisë.

“Provokimet si ajo në Mitrovicë, janë në favor të atyre që duan ta kthejnë Ballkanin në kordior sanitar karshi Rusisë. Të gjitha shtetet e atij rajoni duhet të anëtarsohen në NATO. Tani jemi dëshmitar se si po e detyrojnë Serbinë ta njeh Kosovën, në mënyrë që të anëtarësohet në atë Aleancë, për të cilën fola më herët” tha Lavrov.

Veç kësaj, ai mbajti anën e Serbisë kur komentoi marrëveshjet e Brukselit të arritura mes Prishtinës e Beogradit.

“Marrëveshja për themelimin e komunave serbe në Kosovë është nënshkruar vite më parë, shihni çka bën Prishtina në këtë rast, pret vetëm momente të ballafaqimit”, përfundoi ai

Back to top button
LAJMET E FUNDIT