Miliona klikime/ “Sapo dola nga pylli”, si po ironizojnë shqiptarët Ana Brnabiç

“Frika ime është se duhet merremi vesh me llojin më të keq të populistëve, me njerëz që në të vërtetë kanë ardhur nga pylli”, kjo ishte deklarata e kryeministres serbe, Ana Brnabic, referuar liderëve shqiptarë të Kosovës.

Autoritetet në Prishtinë kanë reaguar ashpër dhe kanë dënuar gjuhën raciste të kryeministres serbe, e cila nuk ka kërkuar ende falje. Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka njoftuar se Brnabic nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë deri në momentin kur të kërkojë falje.

Por pavarësisht se nuk po tërhiqet nga deklarata, Ana Brnabic po merr përgjigjen nga shqiptarët në mënyrën më të bukur. Në rrjetet sociale, kryesisht në ‘Twitter’, shqiptarët po shpërndajnë në mënyrë masive hashtag-un: ‘Literally just emerged from the woods’.

Ky hashtag po shoqërohet edhe me foto të peizazheve mahnitëse të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërkohë që të shumtë janë qytetarët që ftojnë në mënyrë ironike kryeministren serbe që t’u bashkohet për të shijuar natyrën shqiptare. Mbi 2.3 milionë shikime ka arritur në rrjetet sociale kjo fushatë, të cilës po i bashkohen gjithnjë e më shumë persona.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT