MPJ i kërkon sqarime UNMIK’ut, për praninë e zyrtarit rus në barrikadat serbe në veri

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se ministria që drejton ai do ta trajtojë çështjen e arrestimit të zyrtarit të UNMIK’ut i cili vjen nga Rusia, si dhe zyrtarit tjetër lokal.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Pacolli ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme është e njoftuar në detaje rreth ngjarjes.

“Sot, gjatë operacionit policor në veri të Kosovës, policia ka arrestuar një zyrtar ndërkombëtar të UNMIK-ut (shtetas rus) dhe një zyrtar lokal të UNMIK-ut. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta trajtojë çështjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare. Policia e Kosovës ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për detajet e ngjarjes”, ka shkruarPacolli.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se MPJ ka kontaktuar me UNMIK’un për zqarime rreth situates, dhe se do të punohet ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit për të sqaruar këtë ngjarje.

Postimi i plotë:

Sot, gjatë operacionit policor në veri të Kosovës, policia ka arrestuar një zyrtar ndërkombëtar të UNMIK-ut (shtetas rus) dhe një zyrtar lokal të UNMIK-ut.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do ta trajtojë çështjen bazuar në të drejtën ndërkombëtare.
Policia e Kosovës ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për detajet e ngjarjes.
Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur UNMIK-un për sqarime dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me autoritetet e zbatimit të ligjit për të sqaruar situaten e pranisë së zyrtarit ndërkombëtar dhe lokal të UNMIK-ut në barrikadë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT