Ngritja e SPAK, nga 1 qershori nisin seancat dëgjimore për kandidatët

Qytetarët shqiptarë po presin me padurim ngritjen e SPAK, sepse e shikojnë si institucionin e vetëm që do fus në burg zyrtarët e korruptuar. Për të qenë pjesë e SPAK kanë aplikuar disa prokurorë.

Duke nisur nga 1 qershori, çdo ditë do ketë seanca dëgjimore me prokurorët që kanë aplikuar. Ky proces pritet t’i hapë rrugë ngritjes së këtij institucioni.

Mësohet se nga 25 kandidatë, 20 prej tyre do të kalojnë në sitën e vettingut. Katër prej tyre e kanë kaluar më herët vettingun, mes tyre Donika Prela, Besnik Muçi. Arben Kraja dhe Dritan Prençi.

Në muajt qershor-korrik do të përmbyllet lista për kandidatura për SPAK që janë në garë për Gjykatën e Lartë. Kandidatëve për SPAK u janë dërguar rezultatet e hetimeve dhe nisur nga qershori do të njoftohen datat e seancave për secilin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT