O’Connell: Do të ketë drejtësi për viktimat e dhunës seksuale, dëshmitë ekzistojnë

Ambasadori britanik Ruairi O’Connell në bashkëbisedim me qytetarët e Kosovës në profilin e tij në Facebook, ka folur edhe për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Ka thënë se ai dhe Qeveria britanike janë zotuar që t’i ndihmojnë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë.

Për këto raste, O’Connell thotë se ka dëshmi.

“Përdorimi i dhunës seksuale si mjet i luftës është absolutisht i ligë, dhe Mbretëria e Bashkuar është duke bërë kampanja për vite me radhë tani, për drejtësi për viktimat dhe dënime më të ashpra dhe edukim për shoqëritë, për organizatat jo-qeveritare dhe për qeveritë, qe t’u ndihmojnë të mbijetuarve të këtij krimi. Unë, ashtu si edhe qeveria ime, jemi zotuar për drejtësi për të gjitha viktimat e Ballkanit Perëndimor.

Lidhur me këto raste ka dëshmi, dhe kanë filluar të dalin me dëshmi, dhe shumë viktima dhe grupe viktimash kanë filluar të punojnë me prokurorët kosovarë.

Ka dy gjëra që dua t’i them, gjëja e parë është që deri vonë ligji i Kosovës nuk ka lejuar as padinë ndaj personave qe nuk janë prezent në vend, kjo duket si mënyrë për të ndihmuar të korruptuarit që t’i ikin ndjekjes, por kjo në të njëjtën kohë ka bërë që viktimat mos të marrin drejtësi, nëse të dyshuarit nuk kanë qenë në Kosovë. Ju mund ta shihni si kjo ndihmon politikanet si puna e Xhabir Zharkut, i cili pasi vodhi popullin e Kosovës, iku në Suedi.

Gjëja e dytë që dua të përmend është që kjo është një çështje shume e ndishme, ne duhet të mbështesim viktimat dhe çdo herë që kjo është keqpërdorur si çështje politike, si psh. që nuk ka rëndësi si kjo ndikon në viktimat por e rëndësishme është ta godasim Serbinë, e bën shumë të vështirë që këto viktima të ndihen të mbështetura dhe të ndihen të gatshme të punojnë me prokurorinë.

Reagimi i shoqërisë kosovare në lidhje me ngjarjet e fundit, në mbështetje të viktimave ishte shenjë pozitive se si qytetarët e thjeshtë në Kosovë duan vetëm te shohin drejtësi dhe gjithmonë do ta mbështesin kauzën e tyre”, ka shkruar O’Connell, raporton Koha.net.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT