Pëllumb Xhufi: Të mendojnë për fëmijët e tyre, kur bëjnë thirrje për revolucion dhe tërheqje zvarrë

Historia Pëllumb Xhufi i ftuar në “Provokacija” ka folur për situani politike në vend. Ai është përplasja është nxitur nga politikanë të papërgjegjshëm. Ai u shpreh kritik ndaj Bashës, duke thënë se është një lider edhe shkolluar jashtë. Sipas tij, Basha duhet të pyesë veten se si në radhë të parë do e gjykojnë fëmijët e tij për këtë që po bën.

“Përplasja për mua është e nxitur nga politikanë të papërgjegjshëm. Ajo që bën edhe kryetari për të cilin unë kam pasur të them të drejtën dhe mundohem ta ruaj një lloj respekti, për kryetarin e opozitës zotin Basha.

Por them, zoti Basha është djalë i ri, i formuar jashtë shtetit, ka një familje të mrekullueshme. Ka më duket dy fëmijë, dy vajza.

A e mendon ai kur bën thirrjet se ne do bëjmë luftë nga çdo rrugë e çdo shtëpi? Ose bëjnë thirrje se ne do heqim zvarrë këtë, ai krimineli këtu.

Kur rraketat kalojnë para syve të tij dhe qëllojnë Kryeministrinë, këtë e shikojnë fëmijët. Unë këtë do bëja, unë do mendoja se si do më gjykojnë fëmijët e mi nesër?

Për të mos thënë pastaj shokët e mi, rrethi im, etj. Përse? Çështje kjo? Do të sjellësh inovacion në politikë, që fitohet pushteti në revolucion.

Si mund të vish me revolucion në shekullin e XXI ti partia që na ngrite mendjen dhe na bëre demokratë të gjithëve, apo jo?

Ti tani thua do të vij se nuk i njoh zgjedhjet e bëra para dy vishesh, zgjedhje të cilat i ke bashkë ëre ti me partinë në pushtet sepse pate 6 ministritë kryesore.

Tani doli dosja enigmatike dhe për këtë nuk i njohin si qeveri si Parlament. Çuditën dynjanë, çuditën botën!”, tha Xhufi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT