Qeveria me nismë të re për kufizimin e kimikateve, ligji shqiptar si ai europian

Një lajm i mirë për të gjithë ata që shqetësohen për sigurinë ushqimore. Qeveria ka vendosur që të kufizohen kimikatet në Shqipëri. Përdorimi apo importimi i tyre pritet të rregullohet me një ligj të veçantë të përafruar me atë të BE.

Lajmin e mirë e ka dhënë ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, gjatë takimit të mbajtur në bashkëpunim me agjencinë suedeze të kimikateve.

“Në ambientet e Ministrisë do të krijohet një zyrë enkas për menaxhimin e kimikateve.Përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë europian për kimikatet është thelbësore në plotësimin e hapave për integrimin e Shqipërisë në BE”, tha Klosi.

Ministri u shpreh se në Shqipëri ka një sistem jo të mirë të menaxhimit të mjedisit, çka e bën vendin tonë të jetë shumë larg asaj se çfarë ndodh në Europë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT