Rama i përgjigjet partisë së Merkelit: Nuk shtyjmë zgjedhjet!
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas apelit të partive qeverisëse në Gjermani, CDU/CSU të cilat kërkuan dialog dhe shtyrje të zgjedhjeve.
Kryeministri shkruan se është dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe se koha nuk pret, por shtyrja e zgjedhjeve nuk është në dorën e tij.
“U jam shumë falenderues miqve të Shqipërisë dhe partnerëve politikë të LB&PD në CDU/CSU, për vëmendjen e tyre ndaj situatës politike! Krejt dakord me gjithçka kanë shprehur publikisht dhe për nevojën e dialogut pa kushte. Koha nuk pret sepse 30 qershori s’është në dorën tonë!”, shkruan Rama në Twitter.
Kujtojmë se 30 qershori është caktuar me dekret të Presidentit Ilir Meta, ndërsa kryeministri i insiston tek qëndrimi se ‘nuk del mbi kushtetutën’.