Rama takon Thaçin, diskutojnë për hapjen e plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në profilin e tij në Facebook, Thaçi shkruan se me Ramën ka biseduar për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike.

“Sapo zhvillova një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ku mes tjerash biseduam për domosdoshmërinë e hapjes së plotë të kufirit Kosovë-Shqipëri dhe krijimin e një hapësire shqiptare pa kufi, nën ombrellën euroatlantike. Në këtë takim ngritëm nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike, duke bashkuar faktorin shqiptar rreth sensibilizimit të së drejtës të bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT